Maui në Hawai i rrëmben fronin Parisit si qyteti i dashurisë
2024-09-08 20:17:52
Parisi (Foto Panorama)
Maui në Hawai i ka rrëmbyer fronin Parisit si qyteti i dashurisë, bëhet e ditur në një sondazh të realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndër amerikanët e pyetur për destinacionin më romantik, shumica prej tyre (34%) janë përgjigjur për Mauin, shkruan “Panorama”.
Parisi tashmë kalon në vendin e dytë, me 33% të preferencave të të anketuarve, që janë të mendimit se kryeqyteti francez u ofron atyre intimitetin që duan.
Rezultatet e anketës treguan gjithashtu se të preferuar janë edhe destinacionet si Roma me 29%, Venecia me 27%, Kankuni me 19%, Toskana me 16%, Kosta Rika me 13% dhe Ishujt e Virgjër Britanikë (12%). (Irma)
Lajmet Kryesore