Një gjyqtar amerikan shtyu gjyqin ndaj Trump deri pas zgjedhjeve presidenciale
2024-09-08 16:25:36

Trump (Foto Atsh)

Trump (Foto Atsh)

Një gjyqtar amerikan shtyu gjyqin ndaj kandidatit republikan Donald Trump deri pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Gjyqtari Juan Merchan pritej ta merrte vendim për dënimin e Trump më 18 shtator, pasi ai u shpall fajtor në maj në një gjyq lidhur me pagesat në këmbim të heshtjes, në prag të zgjedhjeve të vitit 2016, duke e bërë atë ish-presidentin e parë amerikan të dënuar për një vepër penale, shkruan “ATSH”.

Avokatët e Trump argumentuan se vendimi për dënimin e tij vetëm disa javë para zgjedhjeve të 5 nëntorit mund të ndikonte në integritetin e votës.

Gjyqi tani është shtyrë për më 26 nëntor, sipas dokumenteve të gjykatës. (Irma)