Junior Eurovision (Foto nga instagrami)
“Junior Fest Albania 2024”, një ekskluzivitet i RTSH-së, ka përzgjedhur 18 finalistët e saj. Pas një pune të madhe për promovimin e talenteve të reja nga mosha 9 deri në 14 vjeç, juria e “Junior Fest Albania 2024” ka përzgjedhur 18 këngët që do të vijojnë garën në natën finale. Prej shumë vitesh ky festival ka nxjerrë në skenë shumë artistë të rinj mjaft të talentuar.
Këtë vit RTSH do të sjellë këtë festival më 27 shtator. Nata finale do të ketë plot surpriza me të ftuar specialë ku do të përzgjidhet edhe kënga fituese, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision 2024, që do të zhvillohet më 16 nëntor në Madrid të Spanjës.
"Junior Fest Albania " është një Festival Mbarëkombëtar për fëmijë që zhvillohet nga RTSH, si përfaqësues dhe anëtar i EBU dhe Shqipëria merr pjesë për herë të 10-të. 18 këngëtarët e përzgjedhur nga juria për natën finale të "Junior Fest Albania 2024” janë Ema Deda, Kejsi Xheladini, Eden Dami, Ami Kokurti, Elora Tahitri, Doris Canaj, Arbëri Dajko, Gjon Gjipali, Marina Daka, Nikol Çabeli, Klejda Bashota,Hana Lamaj, Boris Metaj,Gedis Germani, Kejt Hitaj, Armina Kajnozi, Kristel Xhafka dhe David Kerri. Suksese të gjithë artistëve të rinj pjesëmarrës!
Përgatiti Sava Lena