Ministri Vengu (Foto Atsh)
Grupi i Kontaktit, ministri Vengu: Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës
Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës dhe popullit të saj, deklaroi ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në takimin e 24-t të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG), të zhvilluar në Ramstein të Gjermanisë, shkruan “RTSH”.
Ministri Vengu çmoi këtë nismë të udhëhequr nga SHBA-ja dhe nënvizoi se Shqipëria do të vazhdojë të japë asistencë ushtarake dhe humanitare.
Në këtë drejtim, Shqipëria radhitet ndër vendet me kontribut domethënës në radhët e NATO-s, në përpjekjen kolektive për të rritur kapacitetet ukrainase dhe për të frenuar agresionin rus.
Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës është një koalicion i përbërë nga të gjitha vendet e NATO-s dhe më shumë se 18 vende partnere.
Në takim mori pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski. (Irma)