Raketa (Foto Atsh)
Britania e Madhe pritet të dërgojë 650 raketa në Ukrainë, në një angazhim të ri prej 213 milionë dollarësh për mbrojtjen e vendit gjatë konfliktit me Rusinë.
Angazhimi britanik ndaj Ukrainës u bë i ditur në kuadër të pjesëmarrjes së sekretarit britanik të Mbrojtjes, John Healey, për samitin me ministra nga e gjithë Europa, shkruan “ATSH”.
Takimi i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës zhvillohet në bazën e Forcave Ajrore Amerikane, në Ramstein të Gjermanisë.
“Ky angazhim i ri do t’i japë një shtysë të rëndësishme mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe demonstron përkushtimin e qeverisë britanike për të rritur mbështetjen për Ukrainën”,- tha Healey përpara samitit.
Këto raketa të reja të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar do të mbështesin Ukrainën për të mbrojtur popullin, infrastrukturën dhe territorin e saj. Me partnerët tanë ndërkombëtarë ne do të tregojmë se jemi të bashkuar për Ukrainën. Dhe do të diskutojmë se si mund të punojmë më së miri së bashku për të përmirësuar mbështetjen”,- theksoi ai.
650 të raketat me shumë funksione (LLM) do të ndihmojnë në rritjen e aftësive të mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
Mbretëria e Bashkuar ka dorëzuar qindra LLM në Ukrainë në të kaluarën dhe porosia e fundit pritet të jetë pjesa e parë e një përpjekjeje për të rritur prodhimin europian të mbrojtjes në ndihmë të përpjekjeve të konfliktit. (Irma)