Ministrja Koçiu: Program kombëtar për depistimin e skoliozës për fëmijët
2024-09-07 18:57:44

Ministrja Kociu (Foto Atsh)

Ministrja Kociu (Foto Atsh)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, njoftoi nismën më të fundit të ndërmarrë nga dikasteri që ajo drejton, programin kombëtar të depistimit të skoliozës për fëmijët e moshës 6-10 vjeç.

Ndërsa ndau në rrjetet sociale fotoalbumin nga kampi veror në Thumanë, ministrja vlerësoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje të shëndetshme dhe aktive për fëmijët.

“Përkujdesje dhe dashuri për çdo hap të tyre”,- shkroi ministrja Koçiu, citon “ATSH”.

Programi i depistimit do të nisë me fillimin e vitit të ri shkollor dhe konsiderohet një vlerë e shtuar për shëndetin e fëmijëve.

Me fokus të veçantë përkujdesjen ndaj fëmijëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërmarrë po ashtu edhe dy programe kombëtare depistimi në shkolla, siç janë ai për depistimin e shikimit dhe për kujdesin dentar. (Irma)