Serre (Foto Atsh)
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural parashikon që në tetor të prezantojë Skemën Kombëtare të Investimeve për fermerët, me fokus ndërtimin e serave të mbrojtura nga breshri dhe investimet për blegtorinë.
Ministrja e linjës, Anila Denaj, njoftoi se në muajin tetor lançohet Skema Kombëtare e Investimeve për ndërtime të reja të serave, fermave blegtorale, mekanikë bujqësore, shkruan “ATSH”.
Ajo vuri në dukje se skema përfshin edhe mbrojtjen ndaj breshërit, që ka qenë një situatë jo e pazakontë për disa zona të Shqipërisë verilindore në veçanti dhe që ka krijuar humbje.
Sipas ministres Denaj, kjo skemë siguron financim për fermerët 50% në formë granti.
Për skemën kombëtare të këtij viti aplikuan 71 mijë fermerë. Sipas ministres, me rishikimin e buxhetit të shtetit të muajit, është garantuar financim për të gjithë sektorin nga bujqësia, blegtoria e deri te peshkimi. (Irma)