Ministri Vengu shpreh mirënjohje për efektivët e përfshirë në shuarjen e zjarreve
2024-09-07 14:32:52

Zjarrfikes (Foto Atsh)

Zjarrfikes (Foto Atsh)

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, shprehu mirënjohje për sakrificën e të gjithë efektivëve të Forcave të Armatosura dhe të forcave operacionale, të përfshirë në aksionet për shuarjen e zjarreve, ndërsa ndau pamje nga puna dhe përpjekjet e tyre për vënien nën kontroll të flakëve, shkruan “ATSH”.

Vengu përcolli edhe mesazhin sensibilizues të major Endrit Cengut nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile për të gjithë popullsinë.

“Tregoni kujdes gjatë aktiviteteve, veçanërisht në terrene malore e pyje, për mos të lënë asnjë mbetje që mund të bëhet shkak për aktivizimin e zjarreve. Raportimi në kohë ndihmon në neutralizimin e shpejtë të zjarreve dhe mbrojtjen e jetës dhe të pasurisë së përbashkët”,- theksoi Cengu. (Irma)