Biblioteka Kombëtare çeli ekspozitën me koleksionet për Nënë Terezën
2024-09-07 18:17:30

Nene Tereza (Foto Atsh)

Nene Tereza (Foto Atsh)

Në kuadër të Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë çeli një ekspozitë homazh në nderim të simbolit shqiptar dhe botëror të solidaritetit njerëzor dhe paqes, përmes koleksioneve që zotëron BKSH-ja, të cilat kanë në fokus jetën frymëzuese dhe veprimtarinë shembullore të shenjtores me origjinë shqiptare, shkruan “ATSH”.

Nga lutjet dhe poezitë e shkruara prej vetë shenjtores te poezitë që ajo u frymëzoi poetëve shqiptarë, nga albumet mbresëlënëse të artistëve te monografitë studimore, intervistat, jetëshkrimet e deri dhe bibliografitë për të, ekspozita përcolli në trajtë simbolike marrëdhënien e privilegjuar që vetë Shqipëria dhe shqiptarët krijuan Nënë Terezën.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë për publikun në hollin kryesor të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. (Irma)