Kancelari Scholz: Gjermania nuk do ta pakësojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën
2024-09-06 10:59:34

Foto nga VCG

Kancelari Olaf Scholz deklaroi se Gjermania nuk do ta pakësojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

“Përkrahja e Gjermanisë për Ukrainën nuk do të pushojë. Ne kemi nënshkruar marrëveshje për mbrojtjen dhe kemi siguruar financim, në mënyrë që Ukraina mund të vazhdojë të mbështetet plotësisht te ne në të ardhmen”,- tha kancelari Scholz, shkruan “Panorama”.

Në gusht, një media vendase raportoi se Ministria e Financave e Gjermanisë nuk do t’i aprovonte kërkesat shtesë për ndihmë ushtarake për Ukrainën, për shkak të kufizimeve buxhetore.

Megjithatë, një zëdhënës i qeverisë gjermane tha më vonë se ky raportim ishte i pasaktë dhe përsëriti se Gjermania do ta mbështeste Ukrainën për aq sa të jetë e nevojshme. (Irma)