Kryediplomatja gjermane bën sërish thirrje për zgjidhjen me dy shtete para vizitave në Lindjen e Mesme
2024-09-06 15:33:07

Kryediplomatja gjermane (Foto Atsh)

Kryediplomatja gjermane (Foto Atsh)

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i ka bërë thirrje qeverisë izraelite mos të refuzojë negociociatat për një zgjidhje me dy shtete për konfliktin palestinez, shkruan “ATSH”.

“Ata anëtarë të qeverisë izraelite që vënë në pikëpyetje zgjidhjen me dy shtete me fjalë dhe vepra po rrezikojnë sigurinë afatgjatë të Izraelit. Negociatat mbi një zgjidhje me dy shtete janë opsioni i vetëm për paqe të qëndrueshme. Kjo është mënyra e vetme për të luftuar terrorizmin në terma afatgjatë”,- deklaroi Baerbock përpara bisedimeve të krizës në Arabinë Saudite, Jordani dhe Izrael.

Zgjidhja me dy shtete parashikon një shtet të pavarur palestinez që ekziston në mënyrë paqësore krah për krah me Izraelin.

Baerbock viziton Lindjen e Mesme për bisedime me udhëheqësit rajonalë mbi perspektivën e një armëpushimi në Gazë dhe lirimin e pengjeve izraelitë.

Pas bisedimeve me homologun saudit, Faisal bin Farhan Al Saud, në Riad, Baerbock do të takohet në Aman me homologun jordanez Ayman al-Safadi.

Më pas ajo do të takohet me ministrin e Jashtëm izraelit, Israel Katz, dhe ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, përpara një udhëtimi në Ramallah në Bregun Perëndimor, ku do të zhvillojë bisedime me Mohammed Mustafa, kryeministrin e Autoritetit Palestinez. (Irma)