Presidenti ukrainas: Ndryshimet në qeveri për energji të re
2024-09-06 15:55:48

Qeveria ukrainase (Foto Atsh)

Qeveria ukrainase (Foto Atsh)

Kemi nevojë për energji të re, deklaroi presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky, pas dorëheqjes së shumë ministrave, gjë që çon në riorganizim të qeverisë, shkruan “ATSH”.

I fundit në valën e dorëheqjeve ishte ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba. Ai mund të bëhet ambasador i Ukrainës në Bruksel.

“Siç u premtua, një ndryshim i madh në qeveri mund të pritet tashmë këtë javë. Më shumë se 50% e anëtarëve të Këshillit të Ministrave do të pësojnë ndryshime”,- deklaroi zëdhënësi i partisë së presidentit, David Arakhamia, në një postim në “Telegram”. (Irma)