Polonia do të ndihmojë në rindërtimin e Lvivit në Ukrainë
2024-09-06 15:56:42
Kryeministri polak (Foto Atsh)
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka ofruar ndihmë në rindërtimin e ndërtesave në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, që u shkatërruan pas një sulmi të rëndë ajror rus, shkruan “ATSH”.
“Lvivi ka nevojë për ndihmë. Objektivi i sulmit rus ishte qendra e qytetit. Shumë ndërtesa të vjetra u dëmtuan”,- shkroi Tusk në një postim në “X”.
Qyteti ka strehuar shumë ukrainas të zhvendosur brenda vendit.
Lvivi shtrihet vetëm 70 kilometra nga kufiri polak dhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Polonisë. (Irma)
Lajmet Kryesore