Peng Liyuan zhvillon takim çaji me bashkëshorten e presidentit të Republikës së Kongos
2024-09-06 17:17:16

Foto nga Xinhua

Bashkëshortja e kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping, Peng Liyuan, pati të premten paradite në Pekin një takim çaji me bashkëshorten e presidentit të Republikës së Kongos Denis Sassou Nguesso, Antoinette.

Së pari, znj. Peng i shprehu mirëserdhjen znj. Antoinette, që shoqëron presidentin Denis Sassou-Nguesso gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë, si edhe për një vizitë shtetërore në Kinë. Znj. Peng kujtoi me kënaqësi përvojën e paharrueshme të shoqërimit të presidentit Xi Jinping gjatë vizitës në Republikën e Kongos dhe shprehu vlerësimin lidhur me përpjekjet për një kohë të gjatë të znj. Antoinette mbi nxitjen e zhvillimit shëndetësor të Afrikës. Ajo theksoi që Kina dhe Republika e Kongos janë si një familje dhe i kanë dhënë mbështetje njëra-tjetrës, duke shprehur më tej shpresën që të dy palët të shtojnë bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm, për të sjellë përfitime për popullin kinez dhe popujt e Republikës së Kongos e të Afrikës.

Znj. Antoinette e falënderoi palën kineze, e veçanërisht znj. Peng, për mbështetjen e çmuar për nxitjen e shëndetit të banorëve afrikanë dhe për zhvillimin e çështjes së grave dhe fëmijëve në Afrikë. Ajo shprehu gatishmërinë për të nxitur shtimin e bashkëpunimit e të shkëmbimeve të vendit të saj me Kinën në fushën e shëndetësisë e të arsimit dhe për të dhënë kontribut për thellimin e miqësisë kino-afrikane. (Jiang Lei)