Foto nga VCG
Gjermania po konsideron riparimet e autostradave si një shpenzim mbrojtës në përpjekje për të arritur objektivin e NATO-s prej 2 për qind të PBB-së, shkruan “RTSH”.
Berlini zyrtar argumentoi se riparimet e urave duhet të përfshihen në shpenzimet e mbrojtjes, pasi rrugët publike përdoren për të transportuar tanke dhe automjete të tjera ushtarake, sipas një raporti në mediet lokale.
Pas aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014, NATO-ja vendosi një objektiv që shpenzimet e mbrojtjes të vendeve anëtare të arrijnë në 2 për qind të PBB-së. Shumica e anëtarëve të NATO-s arritën këtë nivel vetëm për herë të parë këtë vit.
Në korrik, Gjermania njoftoi një shifër prej 91 miliardë eurosh për aleancën, një total që e shtyu buxhetin e mbrojtjes në 2.1 për qind të PBB-së për herë të parë që nga fillimi i viteve 1990.
Gjermania përfshin gjithashtu paratë që i jep Ukrainës për të blerë armë nga industria e saj e mbrojtjes në shifrën e saj të përgjithshme.
Në vitin 2025, Gjermania po planifikon të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën, kështu që do t'i duhet të gjejë burime të reja të shpenzimeve të mbrojtjes në mënyrë që të vazhdojë të godasë objektivin e NATO-s. (Irma)