Tirana (Foto Atsh)
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se gjatë periudhës janar-korrik, vlera e kredisë për sektorin e ndërtimit arriti në 28.4 miliardë lekë, 39% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan “ATSH”.
Në total, portofoli aktiv i kredisë ka arritur vlerën e rreth 76 miliardë lekëve, një rritje me 7% krahasuar me një vit më parë.
Shifrat rekord të kredisë për ndërtimin po ndjekin ciklin pozitiv të sektorit, që në vitet e fundit ka qenë ndër kontribuuesit kryesorë të rritjes ekonomike.
Sipas të dhënave nga INSTAT-i, oferta e ndërtimeve vazhdon të jetë e lartë. Sipërfaqja totale e lejeve të miratuara ka shënuar rritje me 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa vlera e ndërtimeve të reja, bazuar në të dhënat e lejeve, gjithashtu është rritur, me 4.2% më shumë krahasuar me një vit më parë. (Irma)