Rritet me rreth 45% deklarimi i xhiros vjetore nga bizneset shqiptare
2024-09-06 15:10:48

Biznes shqiptar (Foto Atsh)

Biznes shqiptar (Foto Atsh)

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se deklarimi i xhiros së subjekteve gjatë 7-mujorit të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është rreth 45% më i lartë.

Gjatë një konference shtypi ai deklaroi se përkthyer në vlerë monetare janë rreth 2.1 miliardë euro më shumë të deklaruara si xhiro vjetore gjatë 7-mujorit të parë të vitit, shkruan “ATSH”.

“Kemi dhe një tregues tjetër i cili reflekton zhvillimin ekonomik dhe rritjen e konsumit, që vjen si pasojë e rritjes së pagave kryesisht në sektorin publik, por edhe i rritjes së turizmit. Kemi një rritje të deklarimit të xhiros të subjekteve. Kjo rritje në raport me 7-mujorin e vitit 2023 është rreth 45% më shumë, ose e përkthyer në vlerë monetare rreth 2.1 miliardë euro më shumë të deklaruara si xhiro vjetore gjatë 7-mujorit të parë të vitit”,- tha ai.

Sipas ministrit Malaj, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka pasur performancë të mirë edhe në mbledhjen e tatimit mbi të ardhurat personale, ku edhe në këtë tatim rritja është dyshifrore. (Irma)