Foto nga VCG
Protestuesit izraelitë, duke përfshirë edhe të afërm të izraelitëve të mbajtur rob në Gaza, kanë bllokuar rrugët në Tel Aviv të mërkurën, për të bërë presion ndaj qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, me qëllimin e arritjes së marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve me palestinezët, shkruan “RTSH”.
Protestat masive shpërthyen në Izrael që nga e diela pasi ushtria njoftoi se kishte gjetur trupat e gjashtë pengjeve në Gazën jugore.
Izraeli vlerëson se mbi 100 pengje mbahen ende nga Hamasi në Gazë, disa prej të cilëve besohet se janë vrarë tashmë.
Për muaj të tërë, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për të siguruar një shkëmbim të të burgosurve dhe një armëpushim, si dhe për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gazë.
Por përpjekjet e ndërmjetësimit kanë ngecur për shkak të refuzimit të Netanjahut për të përmbushur kërkesat e Hamasit për të ndaluar luftën. (Elona)