Ministri Malaj: Mbi 4700 biznese të reja dhe 13 mijë pozicione të reja pune
2024-09-05 12:08:42

Foto nga ATSH

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se numri i bizneseve të reja të regjistruara gjatë 7-mujorit të këtij viti u rrit me 4700, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë një konference për shtyp mbi zhvillimet e ekonomisë në vend, ministri Malaj po ashtu vuri në dukje se janë shtuar edhe pozicionet e reja të punës si dhe numri i kontribuuesve, citon “ATSH”.

“Kemi mbi 13 mijë pozicione të reja pune. Kemi shtuar numrin e kontribuuesve me 8900 persona”,- tha ministri Malaj. (Elona)