Qeveria turke paraqet kërkesën për t’u bashkuar me BRICS-in
2024-09-05 17:10:43

Foto nga VCG

Turqia ka paraqitur kërkesën për t’u bashkuar me grupin BRICS të ekonomive të mëdha në zhvillim, njoftoi zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet, Omer Çelik, shkruan “ATSH”.

“Kërkesa jonë në këtë çështje është e qartë. Publiku do të informohet sapo të ketë rezultate”,- u tha Çelik gazetarëve.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga shtetet e BRICS-it, të cilat përfshijnë Rusinë, Brazilin, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut. Irani është gjithashtu anëtar që nga janari.

Grupi i vendeve të mëdha në zhvillim do të mblidhet në tetor në Kazan, Rusi.

Nëse kërkesa konfirmohet, Turqia do të jetë vendi i parë i NATO-s që do t’i bashkohet grupit.

Vendet e BRICS-it deri tani përbëjnë 42% të popullsisë së botës, 30% të sipërfaqes globale të tokës dhe 24% të prodhimit ekonomik global, bëhet e ditur nga informacione të grupit. (Elona)