Xi: Kina do t'u ofrojë tarifa doganore zero vendeve më të pazhvilluara
2024-09-05 19:58:19
foto nga CFP
Kina do t'u ofrojë të gjitha vendeve më të pazhvilluara që kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me të, duke përfshirë 33 vende afrikane, tarifa doganore zero për 100 % të produkteve të tyre, shpalli të enjten presidenti kinez Xi Jinping.
Kina do të zgjerojë më tej hapjen e tregut të saj në mënyrë të vullnetshme dhe të njëanshme, tha Xi në një fjalim kryesor të mbajtur në ceremoninë e hapjes të Samitit të Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC) të vitit 2024.
Ky veprim e bën Kinën vendin e parë të madh në zhvillim dhe ekonominë e parë kryesore të botës që e ndërmerr një masë të tillë, duke nxitur bërjen e tregut të madh kinez një mundësi të mirë për Afrikën, shtoi Xi. (Wang Lei/ Artan)
Lajmet Kryesore