Foto nga Xinhua
Forumi për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC) ka ndihmuar në ndryshimin e jetesës së njerëzve, pasi ofron një platformë përmes së cilës ndërtohen rrugët, hekurudhat, shkollat dhe spitalet, tha presidenti kinez Xi Jinping të mërkurën në banketin e mirëseardhjes për pjesëmarrësit në Samitin FOCAC 2024.
Xi tha se e ka vizituar Afrikën 10 herë dhe gjithashtu ka pritur shumë liderë nga vendet afrikane gjatë vizitave të tyre në Kinë.
Foto nga Xinhua
Ai theksoi që themelet e forta, pikënisja e lartë dhe e ardhmja e ndritur e ndërtimit të komunitetit Kinë-Afrikë me një të ardhme të përbashkët, kanë vendosur një shembull të ndritshëm për krijimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzim.
Që nga mesi i shekullit të 20-të, Kina dhe kombet afrikane kanë luftuar krah për krah në betejat kundër imperializmit, kolonializmit dhe hegjemonizmit, duke ecur dorë për dore në rrugën e zhvillimit dhe modernizimit, tha ai.
Pavarësisht se si ndryshon situata ndërkombëtare, miqësia mes Kinës dhe Afrikës ka vazhduar dhe është bërë më e fortë me kalimin e kohës, tha presidenti kinez.
Xi tha se komuniteti Kinë-Afrikë me një të ardhme të përbashkët, është bërë më i fortë me kalimin e kohën.
Foto nga Xinhua
Xi u shpreh se që nga mbajtja e Konferencës së Tetë Ministrore të FOCAC në 2021, Kina dhe vendet afrikane kanë punuar pa u lodhur për të zbatuar rezultatet e takimit, përfshirë nëntë programet. Ata kanë mbështetur njëri-tjetrin në luftën kundër pandemisë COVID- 19, si dhe kanë bashkëpunuar ngushtë për çështje të mëdha ndërkombëtare dhe rajonale, duke ngritur një zë të fuqishëm për Jugun Global në epokën e re. (Jiang Lei)