foto nga CMG
Në Samitin e Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC) të vitit 2024, që mbahet në Pekin nga 4 deri më 6 shtator, liderët e Kinës dhe të vendeve afrikane po hartojnë planin e ri të zhvillimit të marrëdhënieve kino-afrikane, duke hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit e solidaritetit të Jugut Global.
Nga përkrahja me teknologji bujqësore në ndihmat mjekësore e shëndetësore, nga ndërtimi i infrastrukturës së komunikacionit në zhvillimin e energjisë së pastër, projekte të njëpasnjëshme të bashkëpunimit miqësor janë pasqyrë e gjallë për ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta Kinë-Afrikë të nivelit të lartë.
Benoit Ngendakumana, këshilltar i nivelit të lartë i nënkryetarit të Senatit të Burundit, është i mendimit që Kina ka respektuar gjithmonë vullnetin dhe kërkesat e vërteta të vendeve afrikane, nuk ka shtuar asnjë kusht politik për ndihmat dhe nuk ka synuar përfitime politike prej investimeve e financimit.
Gueyer Niama Gabriel, zv.drejtori i Drejtorisë së Kërkimit të të Dhënave të Ministrisë së Ndërtimit, Banesave e Urbanizimit të Bregut të Fildishtë, vuri në dukje se bashkëpunimi Afrikë-Kinë në kuadrin e nismës "Një brez, një rrugë", është bashkëpunim i vërtetë në bazë të drejtësisë, i cili ka nxitur tregtinë dypalëshe dhe ka përmirësuar kushtet e jetesës së popujve afrikanë. (Wang Lei/ Artan)