Peng Liyuan bisedon me zonjën e parë të Senegalit në një takim çaji
2024-09-05 09:38:33

Foto nga Xinhua

Peng Liyuan, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, zhvilloi një takim çaji të mërkurën në Pekin, për të biseduar me Marie Khone Faye, bashkëshorten e presidentit senegalez Bassirou Diomaye Faye. 

Peng mirëpriti Fayen, e cila shoqëroi Presidentin Faye në vizitën e parë shtetërore në Kinë për të marrë pjesë në Samitin e 2024 të Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë.

Peng theksoi traditat e përbashkëta kulturore midis Kinës dhe Senegalit. Ajo shprehu bindjen e saj se njerëzit e të dy kombeve do të vazhdojnë të thellojnë mirëkuptimin dhe miqësinë e ndërsjellë përmes shkëmbimeve kulturore. Ajo shprehu gjithashtu gatishmërinë për të ndarë me Fayen përvojën në fusha të tilla si edukimi dhe shëndeti i grave, për të çuar përpara zhvillimin e çështjeve të grave në Kinë dhe Afrikë. 

Nga ana e saj, Faye vlerësoi Pengun për përkushtimin e gjatë në mirëqenien e grave dhe fëmijëve në vendet afrikane, përfshirë Senegalin. Ajo përgëzoi Kinën për mbështetjen në përmirësimin e mirëqenies së popullit senegalez. Ajo shprehu dëshirën për të forcuar më tej shkëmbimet dhe bashkëpunimin dypalësh, duke avancuar miqësinë mes Senegalit dhe Kinës. (Elona)