Fshatrat e lashtë në Afrikë dhe Kinë
2024-09-05 14:56:16

Ait-Ben-Haddou -- CFP

Duke përfituar nga peizazhet lokale, njerëzit në Afrikë dhe Kinë kanë ruajtur shumë fshatra me arkitekturë të rrallë dhe të lashtë. Për shembull, Ait-Ben-Haddou në Marok dhe fshati Hongcun në Kinë ruajnë respektivisht arkitekturën tipike të Marokut jugor dhe arkitekturën e stilit Hui.

E ndërtuar në shekullin e 8-të, Ait-Ben-Haddou në provincën marokene të Ouarzazate është një kështjellë e madhe e rrethuar me mure të larta mbrojtëse. Ky lloj ndërtimi tradicional prej balte nga shkretëtira e Saharasë njihet në vend si "ksar". Çdo ndërtesë në fshat i ngjan një kështjelle e vogël që lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet rrugicave të ngushta, duke formuar një kështjellë të pathyeshme. Në vitin 1987, Ait-Ben-Haddou u regjistrua në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Që atëherë është bërë një destinacion popullor turistik në Marok. 

Hongcun -- CFP

I themeluar në shekullin e 12-të, fshati Hongcun në provincën Anhui të Kinës lindore ruan ende mirë mbi 140 ndërtesa të stilit Hui, të ndërtuara gjatë dinastisë Ming (1368-1644) dhe dinastisë Qing (1644-1911). Struktura dhe format arkitekturore të ndërtesave në fshat, përfaqësojnë filozofinë e lashtë kineze që thekson marrëdhënien harmonike midis njeriut dhe natyrës. Në vitin 2000, Hongcun u pranua në Listën e Trashëgimive Botërore të UNESCO-s së bashku me Xidin, një tjetër fshat i lashtë në jug të provincës Anhui. (Fani)