Foto nga VCG
Më 5 shtator paradite, Kryetari i Shtetit të Kinës Xi Jinping mori pjesë në ceremoninë e hapjes të Samitit të Pekinit të Forumit mbi Bashkëpunimin Kinë - Afrikë. Në këtë ceremoni, Kryetari Xi mbajti një fjalim tematik.
Xi vuri në dukje se Afrika po përballon një ngritje të re. Ajo po përparon drejt objektivave të modernizimit, të përpiluara në Agjendën e vitit 2063 të Bashkimit Afrikan.
Ndjekja e përbashkët e Kinës dhe Afrikës për modernizim, sigurisht do të krijojë një dallgë të nxehtë të modernizimit të Jugut Global,duke shënuar një kapitull të ri për bashkëndërtimin e komunitetit me të ardhme të përbashkët të njerëzimit.
Kina dhe Afrika do të nxisin bashkarisht “Gjashtë modernizime”, të cilat janë përkatësisht: modernizimi me drejtësi dhe arsyeshmëri; modernizimi me hapje dhe përfitime të përbashkëta; modernizimi me popullin në vend të parë; modernizimi me shumëllojshmëri dhe gjithëpërfshirje; modernizimi me ekologji të mirë; modernizimi me paqe dhe siguri.
Xi Jinping vuri në dukje se ekziston një proverb afrikan që thotë: "Njerëzit që janë në të njëjtin udhëtim janë miq të vërtetë". Asnjë vend dhe asnjë individ nuk mund të lihet pas në rrugën e modernizimit. Le të mbledhim fuqinë madhështore të më shumë se 2.8 miliardë njerëzve kinezë dhe afrikanë. Le të bashkojmë duart në rrugëtimin e modernizimit. Të përdorim modernizimin Kinë - Afrikë për të mbështetur modernizimin e vendeve të Jugut Global. Le të vizatojmë një pamje të re në historinë e zhvillimit njerëzor dhe të promovojmë botën së bashku drejt paqes, sigurisë, prosperitetit dhe përparimit.”
Xi Jinping tha se Kina dhe Afrika përbëjnë një të tretën e popullsisë së përgjithshme të botës. Pa modernizimin e Kinës dhe Afrikës, nuk do të ketë modernizim të botës.
Në tre vitet e ardhshme, Kina është e gatshme të punojë me Afrikën për të realizuar partneritetin Kinë - Afrikë, për të promovuar partneritetin e mësimit të ndërsjellë të qytetërimeve moderne, partneritetin për prosperitetin tregtar, partneritetin për zinxhirët industrialë, partneritetin për lidhjen, partneritetin për zhvillim, partneritetin për shëndetin, partneritetin për promovimin e bujqësisë dhe përfitimet e popullit, partneritetin e shkëmbimit të njerëzve, partneritetin për zhvillimin e gjelbër dhe partneritetin për ndërtimin e sigurisë, për të thelluar bashkëpunimin Kinë - Afrikë dhe për të udhëhequr modernizimin e Jugut Global. (Jiang Lei/Fang Xiaoyu/Zhan Dian)