foto nga Xinhua
Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të enjten të mbrëmje me homologun e tij të Guinesë Bisau, Umaro Sissoco Embalo, që ka ardhur në Kinë për të marrë pjesë në Samitin e Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC) të vitit 2024.
Xi vuri në dukje se Kina është e gatshme të përpiqet bashkë me Guinenë Bisau për zhvillimin e miqësisë tradicionale, nxitjen e bashkëpunimit strategjik dhe mbrojtjen e sovranitetit, sigurisë dhe interesave të zhvillimit të të dy vendeve.
foto nga Xinhua
Nga ana e tij, Embalo u shpreh se, për Afrikën, Kina është e ardhmja dhe është një vend vëlla. Ai shtoi se Guineja Bisau dëshiron të bëhet mike dhe partnere e besueshme e Kinës dhe shpreson se ndërmjet këtij samiti, do të thellohen më tej kontaktet miqësore dhe bashkëpunimi pragmatik ndërmjet të dy vendeve. (Wang Lei/ Artan)