Foto nga VCG
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Motin dhe Klimën bëri të ditur se rritja e temperaturave duhet të nxisë alarm të kuq global.
Bota ka regjistruar sërish rekord në temperaturat mesatare të gushtit për herë të dytë radhazi, sipas të dhënave të një agjencie të Bashkimit Europian për Klimën.
Australia, Japonia dhe disa pjesë të Kinës dhe Norvegjisë kanë regjistruar gushtin më të nxehtë ndonjëherë në histori, sipas agjencive meteorologjike, përcjell “RTSH”.
“Është e qartë se temperaturat po rriten përtej asaj që do të dëshironim. Kjo po ndodh sepse veprimi ynë nuk është i mjaftueshëm”,- deklaroi Celeste Saulo, udhëheqëse e Organizatës Botërore të Meteorologjisë.
Ndonëse temperatura e saktë mesatare globale për këtë gusht nuk dihet, shërbimi i BE-së për motin ka bërë të ditur se shifra do të jetë mbi rekordin e vitit të kaluar: 16.82 gradë Celsius.
Saulo ka bërë thirrje për monitorim më të mirë dhe mbështetje të agjencive për motin. (Elona)