Cila është rruga e zhvillimit më e përshtatshme për Afrikën? Kina është një partnere e besueshme e Afrikës në rrugën drejt modernizimit.
Një sondazh i kryer me disa të anketuar afrikanë nga CGTN dhe Universiteti Renmin i Kinës, në bashkëpunim me Institutin e Kërkimeve të Komunikimit Ndërkombëtar të Epokës së Re, zbuloi se të rinjtë afrikanë të moshës 18 - 24 vjeç pohuan tërësisht konceptin dhe arritjet e zhvillimit modern të stilit kinez, duke shprehur kënaqësi për rezultatet e bashkëpunimit praktik në fusha të ndryshme midis Kinës dhe Afrikës, në epokën e re.
Sipas sondazhit, të rinjtë e anketuar shfaqën një shkallë shumë të lartë favorizimi ndaj Kinës. Në përshtypjet e përgjithshme ndaj Kinës, 98.7% e të rinjve të anketuar besojnë se Kina është një vend i suksesshëm. 96.1% e të rinjve të anketuar besojnë se Kina është një vend i rëndësishëm. 94.4% e të rinjve të anketuar besojnë se Kina është një vend i denjë për respekt. 96.7% e të rinjve të anketuar presin të kenë mundësinë për të udhëtuar, studiuar ose vizituar Kinën në të ardhmen.
Favorizimi jashtëzakonisht i lartë i të rinjve ndaj Kinës, është kryesisht për shkak të njohjes së koncepteve dhe arritjeve të moderizmit të stilit kinez të zhvillimit, veçanërisht në fushën ekonomike dhe teknologjike. Në sondazh, 97.1% e të anketuarve besojnë se ekonomia e Kinës është e fortë. 98.2% e të rinjve të anketuar vlerësuan ekonominë e Kinës për ruajtjen e zhvillimit të shpejtë. 95.8% e të rinjve të anketuar besojnë se ekonomia kineze ka dhënë kontribut të madh në rimëkëmbjen e ekonomisë botërore.
Përveç kësaj, 99% e të anketuarve besojnë se fuqia shkencore dhe teknologjike e Kinës është e mahnitshme. 90.5% e të anketuarve besojnë se aftësitë origjinale të inovacionit të Kinës kanë bërë përparime të shpejta. 97.8% e të anketuarve besojnë se teknologjia e Kinës dhe kontributi i saj në fushën e shkencës dhe teknologjisë globale po rritet me shpejtësi.
Si partner i Afrikës në realizimin e qëllimeve të saj të modernizimit, bashkëpunimi efikas dhe pragmatik Kinë-Afrikë ka injektuar një shtysë të pashtershme në zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Gjithashtu është njohur shumë nga të rinjtë afrikanë.
Kina dhe Afrika po thellojnë bashkëpunimin në nismën e përbashkët “Një brez, një rrugë”, si edhe në mekanizmin “Bashkëpunimi Kinë-Afrikë”. Janë arritur rezultate të shumta në fushat ekonomiko-tregtare, infastrukturore apo jetesën e njerëzve.
Ndërtimi i bashkësisë së fateve të përbashkëta Kinë- Afrikë i cili po zhvillohet më tej, do të vazhdojë të sjellë përfitime për popujt e të dy vendeve.
Në sondazh, 89.9% e të anketuarve besojnë se vendet afrikane kanë përfituar shumë nga interesat në marrëdhëniet tregtare me Kinën. 94.9% e të anketuarve besojnë se vendet afrikane ruajnë një marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme ekonomike me Kinën, gjë që është shumë e rëndësishme. 88.8% e të rinjve besojnë se bashkëpunimi Kinë-Afrikë ka përmirësuar shumë kushtet e zhvillimit të ekonomisë dhe të shoqërisë në Afrikë. 90.4% e të anketuarve besojnë se investimet e Kinës në Afrikë do të sjellin mundësi për zhvillimin e vendit.
Falë ndërtimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta Kinë-Afrikë si edhe modelit të bashkëpunimit konkret mes vendeve të “Jugut Global”, janë arritur rezultate të shumta. Të rinjtë afrikanë kanë besim tek e ardhmja e bashkëpunimit Kinë-Afrikë. Sipas sondazhit, 91,8% e të anketuarve mbështesin pjesëmarrjen e vendeve afrikane në projektet dhe planet e bashkëpunimit ndërkombëtar të nisura nga Kina. 89,5% e të anketuarve presin të marrin pjesë në më shumë aktivitete promovuese kulturore kineze. Përveç kësaj, 88.2% e të anketuarve presin që Kina dhe Afrika të mbrojnë së bashku interesat e zhvillimit të vendeve të "Jugut Global". 89.8% e të anketuarve besojnë se bashkëpunimi Kinë-Afrikë do të injektojë një shtysë të fortë në paqen botërore dhe zhvillimin. Ky bashkëpunim është i rëndësishëm për ndërtimin e një komuniteti ndërkombëtar më të drejtë dhe më të arsyeshëm.
Në sondazh morën pjesë 10.125 të anketuar nga dhjetë vende të kontinentit afrikan, duke përfshirë 3.710 të rinj të moshës 18 deri në 24 vjeç, që përbëjnë 36,6% të totalit. Të anketuarit ishin nga Kameruni, Botswana, Egjipti, Etiopia, Gana, Kenia, Maroku, Nigeria, Afrika e Jugut dhe Tanzania.