foto nga CFP
Kina është e gatshme të nxitë me Norvegjinë zhvillimin e qëndrueshëm, të shëndetshëm e të vazhdueshëm të marrëdhënieve dypalëshe nëpërmjet vizitës së kryeministrit Jonas Gahr Store, tha të mërkurën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning.
Me ftesën e kryeministrit kinez Li Qiang, homologu i tij norvegjez do të bëjë një vizitë zyrtare në Kinë nga 9 deri në 11 shtator.
Norvegjia është një nga vendet e para perëndimore që njohën Republikën Popullore të Kinës dhe ky vit shënon 70-vjetorin e vendosjes së lidhjeve diplomatike ndërmjet të dy vendeve, tha Mao.
Sipas saj, pala kineze i jep rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Norvegjinë dhe është e gatshme që, së bashku me palën norvegjeze, ta vlerësojnë vizitën e kryeministrit Store si një mundësi për të vazhduar miqësinë tradicionale, për të konsoliduar besimin e ndërsjellë politik , për të zgjeruar bashkëpunimin praktik, për të bashkëpunuar në drejtim të transformimit të gjelbër dhe për të çuar përpara zhvillimin e qëndrueshëm, të shëndetshëm e të vazhdueshëm të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.