foto nga Xinhua
Në mëngjesin të mërkuërn, presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi bisedime në sallën e Madhe të Popullit në Pekin me homologun e tij të Senegalit Bassirou Diomaye Faye, i cili ishte në Kinë për të marrë pjesë në Samitin e Pekinit të Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë dhe për të bërë një vizitë shtetërore në Kinë.
Xi Jinping theksoi se Kina dhe Senegali janë miq dhe partnerë në rrugën e zhvillimit dhe rigjallërimit kombëtar. Ndër vite, të dyja palët kanë bashkëpunuar në frymën e sinqeritetit, miqësisë, barazisë, respektit dhe bashkëpunimit të favorshëm dhe kanë arritur rezultate të prekshme nga të cilat kanë përfituar të dy popujt. Kina është e gatshme të punojë me Serbinë për të ecur përpara dorë për dore në rrugën drejt realizimit të modernizimit të vetëm dhe promovimin e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik bashkëpunues midis dy vendeve për të arritur vazhdimisht nivele të reja.
foto nga Xinhua
Xi Jinping vuri në dukje se Kina është e gatshme të forcojë shkëmbimet e përvojës në qeverisjen dhe administratën shtetërore me Senegal, të thellojë besimin e ndërsjellë politik dhe të vazhdojë të mbështesë njëri-tjetrin në çështjet që përfshijnë interesat thelbësore dhe shqetësimet kryesore të njëri-tjetrit dhe Forcojnë lidhjen e strategjive të zhvillimit dhe promovojnë zhvillimin e përbashkët. Kina do të vazhdojë të dërgojë ekspertë të teknologjisë bujqësore për të mbështetur Senegalin në ndërtimin e parqeve industriale, për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha të reja si energjia e re dhe për të ndihmuar Senegalin në procesin e industrializimit dhe modernizimit të bujqësisë. Kina dhe Senegali kanë qëndrime të ngjashme për shumë çështje të mëdha ndërkombëtare. Kina është e gatshme të punojë me Senegalin për të intensifikuar bashkëpunimin shumëpalësh dhe për të mbrojtur bashkërisht drejtësinë ndërkombëtare dhe interesat e përbashkëta të vendeve në zhvillim.
foto nga Xinhua
Xi Jinping vuri në dukje se Forumi për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë është një "markë e artë" e bashkëpunimit Jug-Jug, duke udhëhequr bashkëpunimin ndërkombëtar me Afrikën dhe duke dhënë kontribute të rëndësishme për paqen dhe zhvillimin botëror. Në gjashtë vitet që kur Kina dhe Senegali kanë shërbyer si bashkëkryesues të forumit, Kina dhe Afrika kanë kapërcyer vështirësi të tilla si epidemia e COVID-19 dhe kanë përfunduar me sukses "tetë veprimet kryesore" dhe "nëntë projektet" e nisura në dy sesione të forumeve dhe takimeve të mëparshmem, duke i shtyrë marrëdhëniet Kinë-Afrikë në një fazë të re. Si bashkëkryetari i katërt afrikan i Forumit, Senegali ka dhënë kontribute të rëndësishme për unitetin dhe bashkëpunimin Kinë-Afrikë. Kina është e gatshme të punojë ngushtë me Senegalin për ta udhëhequr këtë samit drejt një suksesi të plotë, për të promovuar bashkërisht modernizimin Kinë-Afrikë dhe për të filluar një udhëtim të ri për marrëdhëniet Kinë-Afrikë.
foto nga Xinhua
Faye tha se: “jam i nderuar të bëj vizitën time të parë shtetërore në Kinë dhe të marr pjesë në Samitin e Pekinit të Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë. Faleminderit palës kineze për mikpritjen e tyre të ngrohtë, e cila na lejoi të vlerësojmë bukurinë dhe miqësinë e Kinës.” Që kur Senagali dhe Kina krijuan një partneritet strategjik gjithëpërfshirës në vitin 2016, bashkëpunimi midis dy palëve ka vazhduar të përparojë. Senegali dhe Kina kanë bashkëpunuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme, duke promovuar zhvillimin ekonomik të Senegalit dhe përmirësimin e jetesës së njerëzve. Senegali i përmbahet me vendosmëri parimit të “një Kine”, kundërshton politizimin e çështjeve të të drejtave të njeriut dhe është e përkushtuar për konsolidimin dhe thellimin e miqësisë midis Senegalit dhe Kinës. Pala senegaleze është e gatshme të mësojë nga përvoja e suksesshme e Kinës në qeverisjen e partisë dhe të vendit , dhe të promovojë bashkëpunimin në bujqësi, industri, dixhitalizim, trajnim profesional, rini dhe fusha të tjera. Krijimi dhe zhvillimi i Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë bazohet në miqësinë, besimin, respektin reciprok, unitetin dhe bashkëpunimin, pragmatizmin dhe efikasitetin dhe ka dhënë kontribute të rëndësishme në zhvillimin ekonomik dhe social të Afrikës. Senegali është e gatshme të punojë ngushtë me Kinën për të siguruar që Samiti i Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë të jetë një sukses i plotë. Senegali vlerëson lartë për nismën “Një brez, një rrugë” dhe nismën e zhvillimit global, iniciativën e sigurisë globale dhe nismën e qytetërimit global të propozuar nga presidenti Xi Jinping, vlerëson angazhimin e Kinës për të promovuar zhvillimin e përbashkët, drejtësinë, dhe është e gatshme të forcojë komunikimin dhe koordinimin shumëpalësh me Kinë.
foto nga Xinhua
Pas bisedimeve, të dy krerët e shteteve bashkërisht dëshmuan nënshkrimin e një sërë dokumentesh bashkëpunimi dypalësh në fushën e zbatimit të iniciativave zhvillimore globale, bashkëpunimit investues dhe ekonomik, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, burimeve njerëzore dhe zhvillimit të gjelbër.
Të dy palët nxorën "Deklaratë të përbashkët midis Republikës Popullore të Kinës dhe Republikës së Senegalit për Thellimin e Partneritetit Gjithëpërfshirës Strategjik të Bashkëpunimit dhe Ndërtimin e një Komuniteti të nivelit të lartë Kinë-Senegal me një të ardhme të përbashkët".
foto nga Xinhua
Para bisedimeve, Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan mbajtën një ceremoni mirëseardhjeje për presidentin Faye dhe bashkëshortjen e tij Mary në sallën veriore të Sallës së Madhe të Popullit.
Ministi i Jashtëm i Kinës Wang Yi mori pjesë në aktivitetet e mësipërme. (Fang Xiaoyu/Artan)