Kontributi i ekipeve mjekësore kineze në Afrikë
2024-09-04 17:42:07

Instituti Ortopedik Muhimbili në Dar es Salaam, Tanzani./CMG

Instituti Ortopedik Muhimbili në Dar es Salaam, Tanzani./CMG

Javën e kaluar, presidenti i Zanzibarit të Tanzanisë, Hussein Ali Mwinyi, u dha anëtarëve të grupit të 33-të të ekipit mjekësor kinez medalje e certifikata për kontributin e tyre në çështjet mjekësore dhe shëndetësore të Tanzanisë.

Ceremonia e dhënies së medaljeve u mbajt të hënën e kaluar në Shtëpinë Shtetërore të Zanzibarit në fund të punës njëvjeçare të ekipit mjekësor kinez në ishujt e Oqeanit Indian.

Mwinyi e falënderoi qeverinë kineze për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në shërbimin mjekësor dhe kujdesin shëndetësor të Zanzibarit gjatë 60 vjetëve të fundit dhe e vlerësoi lart punën e palodhur dhe përkushtimin vetëmohues të ekipit mjekësor kinez. Mwinyi tha se ekipi mjekësor kinez përdori teknologji të përparuar mjekësore për të trajtuar pacientët dhe trajnoi në mënyrë aktive studentët e mjekësisë dhe mjekët vendas për të zhvilluar sektorin mjekësor të Zanzibarit.

Grupi i 10-të i ekipit mjekësor kinez në Sudanin e Jugut ofron kontrolle mjekësore falas për fëmijët në jetimoret në Juba, Sudani i Jugut, 22 dhjetor 2022. /Xinhua

Grupi i 10-të i ekipit mjekësor kinez në Sudanin e Jugut ofron kontrolle mjekësore falas për fëmijët në jetimoret në Juba, Sudani i Jugut, 22 dhjetor 2022. /Xinhua

Anëtarët e ekipeve të ndihmës mjekësore kineze në Afrikë

Në vitin 1963, Kina dërgoi ekipin e saj të parë mjekësor në Algjeri me kërkesën e kësaj të fundit. Gjatë mbi 60 vjetëve të kaluara, Kina ka dërguar më shumë se 30 000 anëtarë të ekipeve mjekësore në Afrikë, që kanë ofruar shërbime mjekësore për afro 300 milionë pacientë, duke dhënë një kontribut të madh për sektorin e shëndetësisë në kontinentin e Afrikës.

Ekipet kineze të ndihmës mjekësore në Afrikë përbëhen nga punonjës mjekësorë të shquar nga tërë vendi, që përfshijnë ekspertë të departamenteve klinike, karantinës shëndetësore, kontrollit të barnave, kujdesit shëndetësor parandalues, mirëmbajtjes së pajisjeve dhe fusha të tjera. Shumica e anëtarëve të ekipeve mjekësore janë me arsim të mesëm e të lartë profesional. Ata janë zakonisht në moshë nga 30 deri në 50 vjeç dhe kanë përvojë të pasur klinike. Ekipet mjekësore zbatojnë një sistem rotacioni dhe në përgjithësi punojnë jashtë vendit çdo dy vjet për të siguruar cilësinë e lartë të shërbimeve mjekësore.

Chen Zhenbo , një anëtar i ekipit mjekësor kinez, kryen një operacion me mjekë vendas në Spitalin Mësimor Universitar në Lusaka, Zambia, 22 shkurt 2023. /Xinhua

Chen Zhenbo , një anëtar i ekipit mjekësor kinez, kryen një operacion me mjekë vendas në Spitalin Mësimor Universitar në Lusaka, Zambia, 22 shkurt 2023. /Xinhua

Arritjet kryesore të ekipeve mjekësore kineze në vendet afrikane

Zbulimet dhe inovacionet teknologjike: Në Afrikë, ekipet mjekësore kineze kanë kryer me sukses shërbime të vështira të teknologjisë mjekësore, si operacione në zemër, heqjen e tumoreve të mëdha dhe rivendosjen e gjymtyrëve të prera.

Në të njëjtën kohë, ekipet mjekësore kineze paraqitën edhe mjekësinë tradicionale kineze, si akupunktura, masazhi etj., në Afrikë, duke pasuruar metodat mjekësore lokale.

Ndihma për ndërtimin e objekteve mjekësore: Kina ka ndihmuar në ndërtimin e më shumë se 130 objekteve mjekësore dhe shëndetësore në Afrikë, duke përfshirë spitale, klinika, qendra të kontrollit të sëmundjeve etj., gjë që ka përmirësuar shumë kushtet e infrastrukturës shëndetësore publike të vendeve afrikane.

Një anëtar i ekipit mjekësor kinez ndan një tortë hëne me një fëmijë në Shtëpinë e Fëmijës Juba në Juba, Sudani i Jugut, 6 tetor 2020. /Xinhua

Një anëtar i ekipit mjekësor kinez ndan një tortë hëne me një fëmijë në Shtëpinë e Fëmijës Juba në Juba, Sudani i Jugut, 6 tetor 2020. /Xinhua

Përgatitja e talenteve mjekësore: Ekipet mjekësore kineze kanë trajnuar më shumë se 100000 punonjës mjekësorë në Afrikë, duke i ndihmuar vendet afrikane të formojnë "ekipe të pathyeshme mjekësore".