Foto nga VCG
Portet kufitare kineze regjistruan 110 milionë udhëtime hyrëse dhe dalëse gjatë korrikut dhe gushtit, mesatarisht rreth 1.78 milionë në ditë, njoftoi të martën Administrata Kombëtare e Emigracionit (NIA).
Numri më i lartë ditor i udhëtarëve në hyrje dhe në dalje arriti në afro 2.24 milionë më 24 gusht, duke përbërë 97.2 për qind të kulmit historik, shkruan “Xinhua”.
Gjithsej 10.89 milionë udhëtime janë realizuar nga të huajt, duke shënuar një rritje prej 52.8 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Gjithashtu, udhëtimet hyrëse pa viza nga vizitorët e huaj (duke përjashtuar banorët e rajoneve kufitare) u rritën në rreth 1.96 milionë, 117 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Portet kufitare në mbarë vendin morën masa për të operuar pika kontrolli të mjaftueshme për udhëtarët dhe për të zbutur në mënyrë efektive ndikimin e motit ekstrem në procesin e zhdoganimit. (Elona)