Foto nga VCG
Një tren hekurudhor me mallra u nis nga Chongqingu i Kinës. Ai do të kapërcejë malet dhe do të kalojë dy shkëmbime binarësh, për të mbërritur më në fund në Duisburg të Gjermanisë.
Në Ekspozitën Ndërkombëtare të Logjistikës së Chongqingut, disa trena në miniaturë me ngjyra dinamike, pasqyrojnë për vizitorët të gjithë procesin e transportit të Express China-Europe - Yuxinou.
"S'e kisha menduar kurrë që mallrat e blera nga Kina dërgoheshin në këtë mënyrë. Është e mahnitshme,”u shpreh me sinqeritet Nina Krasevich, një vajzë sllovene."
Kohët e fundit, një delegacion nga programi i trajnimit dhe shkëmbimit të të rinjve Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, bëri një vizitë në Qendrën Ndërkombëtare të Logjistikës në Chongqing. Më shumë se 30 të rinj nga Evropa Qendrore e Lindore, përfshirë Nina Krashevic, u njohën me arritjet më të fundit të logjistikës në Portin Chongqing, kanalet e hapura dhe zhvillimin e koordinuar të qendrave e qyteteve.
Ekrani elektronik në qendrën e ekspozitës tërhoqi shumë të rinj për t'u ndaluar dhe parë. "Smart Dogan Clerance" dhe "Smart Logistics" në ekran, shfaqnin vëllimet e ndryshme të tregtisë së Chongqingut, si zhdoganimin dhe shlyerjen e këmbimit valutor, dinamikën e hekurudhave, gjurmueshmërinë logjistike dhe të dhëna të tjera në kohë reale.
Foto nga youth.cn
Peter David Simon, nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Rinisë Hungareze, ka punuar në industrinë e logjistikës së Hungarisë. Ai e njeh mirë industrinë ndaj tha: "Shkalla e tregut logjistik është e mahnitshme".
Peter David Simon tha se në Hungari, ndërtimi i hekurudhës shpenzon shumë kohë, por shpejtësia e Kinës është shumë e lartë dhe cilësia e transportit është gjithashtu e mirë. Linja hekurudhore Kinë-Evropë ka sjellë shumë mallra të cilësisë së lartë, duke lidhur më mirë Kinën me Evropën, gjë që është shumë e dobishme për ne të dyja vendet.
Treni i mallrave Kinë-Evropë, nga Chongqingu nëpërmjet Xinjiangut deri në Evropë, njihet gjithashtu si "Flota e devesë së çeliktë". Që nga funksionimi i parë në mars 2011, janë kryer nga 17 udhëtime çdo vit, deri 2000 udhëtime çdo vit. Aktualisht, operojnë më shumë se 15.000 trena mallrash Kinë-Evropë - Yuxinou. Ata transportojnë më shumë se 1.3 milion TEU dhe afro 17 milionë tonë mallra, duke transportuar mallra të tregtisë së jashtme me një vlerë kumulative prej më shumë se 530 miliardë juanësh.
Foto nga youth.cn
Falë linjës hekurudhore Kinë-Evropë, Parku i Logjistikës Ndërkombëtare lidh në rrugë tokësore 40 vende dhe mëse 100 qytete në Azi dhe Evropë. Në të njëjtën kohë, si pika e nisjes së Korridorit të Ri Perëndimor Tokë-Det, parku mbështetet në trenat intermodalë hekurudhorë-detarë të Korridorit të Ri Perëndimor Tokë-Det, për të realizuar lidhjen me rreth 500 porte në 120 vende dhe rajone të botës. Aktualisht, parku ka formuar një rrjet global kanalesh. Ai është një nga pesë qendrat kryesore të grumbullimit të trenave të mallrave Kinë-Evropë.
Krasevich ishte gjithashtu shumë i impresionuar nga zhvillimi i Chongqingut. "Sllovenia është një vend i vogël, me një popullsi prej vetëm dy milionë banorësh. Industria dhe sistemi ynë logjistik nuk është shumë i zhvilluar. Por edhe kështu, ne jemi ende të lidhur ngushtë." tha Krasevich.
Vladimir Imamovich Norov, Kryetar i Shoqatës së Inteligjencës Artificiale të Azisë Qendrore, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe ish-Ministër i Jashtëm i Uzbekistanit, vizitoi gjithashtu qendrën e ekspozitës me programin e shkëmbimit. Ai vlerësoi lart rezultatet e zhvillimit dhe hapjes të logjistikës portuale, madje ai dëshiron të japë kontribut për të promovuar projektet e bashkëpunimit logjistik midis Chongqingut të Kinës dhe Bukharasit të Uzbekistanit.
Foto nga VCG
Chongqingu është një qendër e inteligjencës artificiale cloud computing në Kinë. Vladimir Imamovich Norov tha gjithashtu se Chongqing nuk ka dalje në det, por është një qëndër tokësore logjistike. Uzbekistani nëpërmjet Chongqingut mund të lidhet me vendet e Azisë jugore dhe vendet e ASEAN-it. Kjo lidhje mund të nxitë zhvillimin e vendeve aziatike përgjatë linjës.
Njëkohësisht, Vladimir Imamovich Norov vlerësoi rezultatet e ndërtimit dhe ndikimet e nismës 'Një brez, një rrugë'. Ai u shpreh se nisma ka dhënë një kontribut të madh për vendet përkatëse.“Kina ka hapur tregun për ne, gjë që është shumë e rëndësishme për vendet pa dalje në det si Uzbekistani. Ndarjet e eksperiancave janë gjithashtu të rëndësishme. ”
Vladimir Imamovich Norov theksoi se si urë lidhëse mes Kinës e Evropës, vendet e Azisë Qendrore kanë përfituar shumë nga nisma 'Një brez, një rrugë'. Ai shpreson se në të ardhmen, nëpërmjet nismës 'Një brez, një rrugë' Kina mund të bashkëpunojë me nismën e BE-së 'Porta Globale', që sa më shumë vende të gëzojnë mundësitë e hapjes. (Çang Çuo)