Sudan (Foto ATSH)
Agjencitë humanitare paralajmëruan se Sudani po përballet me një emergjencë urie në mes të luftës së tij civile, por sipas tyre komuniteti ndërkombëtar po dështon të veprojë, shkruan “ATSH”.
“Nuk mund të jemi më të qartë. Sudani po përjeton një krizë urie me përmasa historike. E megjithatë, heshtja është shurdhuese. Njerëzit po vdesin nga uria, çdo ditë, dhe megjithatë fokusi mbetet në debatet semantike dhe përkufizimet ligjore”,- thuhet në një deklaratë nga Këshilli Norvegjez për Refugjatët dhe partnerët e tjerë.
Sipas grupeve të ndihmës, më shumë se 25 milionë njerëz, më shumë se gjysma e popullsisë, nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë.
“Shumë familje hanë gjethe dhe insekte dhe hanë vetëm një vakt në ditë”,- sipas Këshillit të Refugjatëve.
Apelet për donacione kanë arritur vetëm gjysmën e asaj që nevojitet. (Elona)