Edi Rama (Foto Panorama)
Kryeministri Rama ka dhënë lajmin se prindërit tashmë mund të marrin kartelën e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç përmes shërbimit e-Albania, pa qenë e nevojshme të paraqiten në qendrat shëndetësore.
Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë bën të ditur se kartela e vaksinimit mund të aksesohet elektronikisht edhe nga çerdhja, kopshti apo shkolla ku është i regjistruar fëmija, citon “Panorama”.
“Një tjetër shërbim i rëndësishëm për qytetarët tashmë i aksesueshëm përmes e-Albania. Në prag të fillimit të vitit shkollor, për të gjithë prindërit nuk është më e nevojshme të paraqiten në qendrën shëndetësore për të marrë kartelën e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç. I njëjti format mund të aksesohet elektronikisht edhe nga çerdhja, kopshti apo shkolla ku është i regjistruar fëmija”,- shkroi kryeministri. (Elona)