Foto nga ATSH
Vreshtaria dhe prodhimi i verërave cilësore shqiptare po shndërrohen në simbole të suksesit të brandit “Made in Albania”, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të vendit dhe rritur prezantimin e prodhimeve shqiptare dinjitoze në konkurset ndërkombëtare.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se në “Wine Hunter Awards 2024”, kantinat shqiptare dhe cilësia unike e verërave të tyre siguruan 5 çmime “Gold” dhe 29 çmime “Red”, shkruan “ATSH”.
“Verërat tona tashmë po përqafohen nga tregjet më prestigjioze në botë, duke fituar njohje ndërkombëtare dhe duke afirmuar vendin tonë si një destinacion i rëndësishëm për verëra cilësore”, - tha Denaj.
Sipas ministres, kjo ka ardhur falë punës së palodhur të fermerëve dhe prodhuesve dhe potencialit të madh që Shqipëria ka për të qenë një lider në industrinë e verërave dhe për të çuar përpara produktet “Made in Albania”. (Elona)