foto nga Xinhua
Presidenti Xi vuri në dukje në takim se sivjet është 50-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Gabonit. Me këtë rast, pala kineze dëshiron të trashëgojë e zhvillojë miqësinë tradicionale me palën gabonase, që të krijojnë bashkërisht një të ardhme më të ndritur të partneritetit të gjithanshëm strategjik ndërmjet të dy vendeve.
Xi theksoi në vijim se disa projekte të bashkëpunimit dypalësh, si transformimi i rrjetit elektrik në kryeqytetin e Gabonit, qendra e arsimit profesionial etj., janë mirëpritur nga populli gabonas. Duke shfrytëzuar këtë samit, Kina është e gatshme të thellojë bashkëpunimin dypalësh në fushat infrastrukturore, bujqësore, shëndetësore, të ekonomisë digjitale etj., në ndihmë të tranzicionit të ekonomisë së Gabonit drejt shumëllojshmërisë. Pala kineze do të forcojë bashkëpunimin me palën gabonase edhe në fushën e sigurisë, për të ruajtur qëndrueshmërinë e brendshme të të dy vendeve dhe paqen e sigurinë në rajon.
foto nga Xinhua
Nga ana e tij, Nguema tha se Gaboni ka pasur bashkëpunim shumë të ngushtë me Kinën në fusha të ndryshme dhe se Kina është partnerja më e rëndësishme e vendit të tij. Pala gabonase ndjek me vendosmëri politikën e "një Kine" dhe do të marrë pjesë aktivisht në bashkëpunimin për ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë", që të konsolidojë e thellojë më tej partneritetin e gjithanshëm strategjik me Kinën.
Në kuadrin e këtij samiti, Kina dhe Gaboni nënshkruan disa dokumente mbi investimet, bashkëpunimin ekonomik, ndërtimin e infrasturkturës etj. (Wang Lei/ Artan)