Von der Leyen: TIA, aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë
2024-09-04 16:42:14

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen (Foto Panorama)

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen (Foto Panorama)

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, vlerësoi faktin që aeroporti i Tiranës (TIA) ka njohur rritjen më të shpejtë ndër vendet e Europës.

Në fjalën e saj, në punimet e Forumit Strategjik të Bledit, në Slloveni, Ursula von der Leyen foli për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, shkruan  “ATSH”.

“Tirana është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë, kompanitë europiane po vendosen në Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë me një hap të shpejtë. Mali i Zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit të kreditimit”,- nënvizoi presidentja e KE-së.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ne, theksoi ajo, duam një Europë të fortë, konkurruese e të sigurt.

“Nëse e duam këtë, kjo përfshin Ballkanin Perëndimor, Ukrainën e Moldavinë. Ja pse ne i kemi dhënë jetë të re procesit të zgjerimit, kemi nisur bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi nisur bisedimet me Ukrainën e Moldavinë. Bosnjë-Hercegovina mund të jetë tjetra në radhë dhe dua të falënderoj Slloveninë për punën e pareshtur për këtë”,- u shpreh ajo.

Von der Leyen bëri të ditur se deri në fund të vitit, tre prej vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të bëhen pjesë e hapësirës së përbashkët të pagesave.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kjo, theksoi Von der Leyen, mund të çojë në kursim të mbi 500 milionë eurove çdo vit, në momentin që vendet bëhen pjesë.(Elona)