foto nga Xinhua
Gjatë takimit të mërkurën në Pekin, presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij nga Kameruni Paul Biya shpallën ngrijtjen e marrëdhënieve kino-kamerunase në nivelin e partmeritetit të gjithanshëm strategjik.
Paul Biya ndodhet në Kinë për të marrë pjesë në Samitin e Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC) të vitit 2024.
Ndër të tjera, Xi vuri në dukje se presidenti Biya ka qenë i pranishëm në çdo samit të FOCAC-ut dhe kjo tregon vëmendjen e madhe që i kushton ai zhvillimit të bashkëpunimit miqësor kino-afrikan, si edhe miqësinë e thellë ndaj Kinës. Gjatë mbi gjysmë shekulli pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, Kina dhe Kameruni e kanë respektuar dhe e kanë mbështetur njëri-tjetrin dhe kanë pasur përparim të qëndrueshëm në bashkëpunimin me leverdi reciproke. Pala kineze është e gatshme që të përpiqet bashkë me palën kamerunase për t'i çuar marrëdhëniet dypalëshe në një nivel më të lartë.
Kreu i shtetit i Kinës theksoi më tej në takim se pala kineze e vlerëson mbështetjen e vendosur të palës kamerunase për çështjet me interes thelbësor për Kinën dhe do ta përkrahë si kurdoherë Kamerunin në mbrojtjen e unitetit kombëtar dhe të solidaritetit kombëtar, në goditjen ndaj terrorizmit dhe në përpjekjet për realizimin e paqes dhe të zhvillimit. Ndërmjet konkretizimit të rezultateve të këtij samiti, pala kineze do të nxitë bashkëpunimin me palën kamerunase në fusha të tilla si infrastruktura, industria, bujqësia, shëndetësia e ndërlidhja, për të ndihmuar në zhvillimin e larmishëm ekonomik të këtij vendi afrikan.
foto nga Xinhua
Biya theksoi se Kameruni këmbëngul në parimin e "Një Kine" dhe vlerëson e përkrah një sërë nismash globale të paraqitura nga presidenti Xi. Pala kamerunase është e gatshme të forcojë bashkërendimin shumëpalësh me palën kineze, për të nxitur qeverisjen globale në dobi të mbrojtjes së paqes botërore dhe të drejtësisë ndërkombëtare. (Wang Lei/ Artan)