Foto nga RTSH
Muaji gusht 2024 ka shënuar një rritje të turistëve të ardhur në Shqipëri me 41% më shumë se gushti i vitit të kaluar. Vetëm nga aeroporti i Rinasit gjatë muajit gusht kaluan 1 milionë e 251.467 pasagjerë ose 368.456 (41%) më shumë sesa gushtin e shkuar.
Edhe në 8 muajt e parë të 2024-s, rritja e turistëve ka qenë me 56% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Shifrat tregojnë se Shqipëria po preferohet shumë edhe nga vendet si Japonia, Australia dhe Zelanda e Re, bën të ditur “RTSH”.
“Bilanci janar-gusht 2024 arrin në 7.233.711 pasagjerë që kanë hyrë vetëm në Rinas, kur në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar numri i tyre ishte 4.606.805. Ky bilanc flet për 56% rritje në vitin aktual. Risia e këtij viti janë afro 4 mijë pasagjerë nga Japonia, rreth 4 mijë të tjerë nga Zelanda e Re, pothuajse 20 mijë nga Australia dhe 35 mijë nga Kanadaja”, - shkroi kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se të ardhurat e këtyre turistëve shkojnë për buxhetet e familjeve që kanë bujtina si dhe në arkën e shtetit përmes deklarimeve dhe rritjes së pagave të punonjësve. (Elona)