Foto nga Xinhua
Të mërkurën paradite, Presidenti Xi Jinping u takua në Sallën e Madhe të Popullit me Presidentin e Guinesë Ekuatoriale, Teodoro Obiang Nguema Mbasogo, i cili ndodhet në Kinë për të marrë pjesë në Samitin e Forumit për Bashkëpunimin Kinë - Afrikë.
Xi Jinping theksoi se Kina dhe Guinea Ekuatoriale janë miq të mirë. Besimi i ndërsjellë politik i nivelit të lartë, bashkëpunimi i gjithanshëm pragmatik dhe miqësia e thellë mes njerëzve, janë tiparet kryesore të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Vitet e fundit, të dyja vendet kanë zhvilluar bashkëpunime në fusha të ndryshme, duke bashkëpunuar ngushtë për çështjet ndërkombëtare. Kina është e gatshme të punojë me Guinenë Ekuatoriale, për ta mbështetur në mënyrë të vendosur atë, për të zgjeruar bashkëpunimin praktik, për të thelluar mbrojtjen dhe sigurinë, për të ndihmuar zhvillimin e larmishëm ekonomik të Guinesë Ekuatoriale, për të ecur së bashku në rrugën e modernizimit dhe për të hapur perspektiva të reja për partneritetin gjithëpërfshirës strategjik midis Kinës e Guinesë Ekuatoriale.
Xi Jinping përgëzoi Guinenë Ekuatoriale për shërbimin si Bashkëdrejtues i Forumit për Bashkëpunimin Kinë - Afrikë, nga viti 2027 deri në vitin 2030. Ai vuri në dukje se Samiti i Pekinit do të hartojë një plan të ri bashkëpunimi Kinë - Afrikë në epokën e re. Ky do të jetë një moment i rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve Kinë - Afrikë. Kina është e gatshme të punojë ngushtë me Guinenë Ekuatoriale për të siguruar sukses të plotë të Samitit dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm të lidhjeve Kinë - Afrikë.
Foto ngfa Xinhua
Obiang tha se sapo mbërriti në Pekin, ndjeu miqësinë e sinqertë të popullit kinez ndaj popullit të Guinesë Ekuatoriale dhe Afrikës. Organizimi i samitit është i përpiktë dhe tema është në përputhje me ëndrrat e vendeve afrikane në ndjekje të modernizimit, ndaj beson se do të jetë sukses i plotë. Marrëdhëniet midis Guinesë Ekuatoriale dhe Kinës bazohen në miqësi të thellë dhe besim të lartë reciprok. Investimi dhe bashkëpunimi i kompanive kineze e kanë ndihmuar Guinenë Ekuatoriale të marrë një pamje të re. Kina ka dhënë kontribute të rëndësishme në promovimin e paqes botërore. Guinea Ekuatoriale është e gatshme të intensifikojë më tej bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh me Kinën. Guinea Ekuatoriale i përmbahet në mënyrë të vendosur parimit të një Kine. Ajo mbështet përpjekjet e qeverisë kineze për të arritur ribashkimin kombëtar. (Çang Çuo)