FIFA (Foto ATSH)
Transferimet e kësaj vere kanë arritur rekordin e 11.000 lojtarëve në mbarë botën duke iu bashkuar klubeve të reja në futbollin e meshkujve, me 6.46 miliardë dollarë të shpenzuara.
Organi më i lartë botëror i futbollit, FIFA, në analizën e transferimeve ndërkombëtare që mbulon periudhën 1 qershor deri më 2 shtator, bëri të ditur se shpenzimet u tejkaluan vetëm vitin e kaluar, kur 10.490 lojtarë u zhvendosën për 7.43 miliardë dollarë, shkruan “ATSH”.
Klubet angleze kryesuan në paratë e shpenzuara për lojtarë të rinj (1.69 miliardë dollarë), të ardhurat për lojtarët që largohen (1.25 miliardë dollarë), si dhe për numrin e lojtarëve.
Italia pasoi me 825 milionë dollarë të shpenzuara, përpara Francës (697 milionë dollarë), Spanjës (599 milionë dollarë), Gjermanisë (572 milionë dollarë) dhe Arabisë Saudite (431 milionë dollarë), të cilat kishin shpenzuar shuma të mëdha 12 muaj më parë. (Elona)