Vendet e BE-së emërojnë vetëm tetë gra për të shërbyer në Komisionin Europian
2024-09-04 15:35:42

Foto nga VCG

Me emërimin zyrtar të ministres së Jashtme belge, Hadja Lahbib, vetëm tetë gra janë propozuar nga vendet e BE-së për të shërbyer në Komisionin Europian.

Presidentja Ursula von der Leyen tani ka të ngjarë të drejtojë një komision të dominuar nga meshkujt, pasi u dorëzuan të 25 emërimet.

Pas rizgjedhjes së saj në korrik, von der Leyen u kërkoi vendeve të BE-së që të emërojnë një burrë dhe një grua në mënyrë që të arrihet një ekuilibër gjinor në komision, bën të ditur “ATSH”.

Përjashtimi i vetëm i dhënë ndaj kësaj kërkese ishte për qeveritë që riemëruan një komisioner në detyrë si Franca, Hungaria dhe Letonia.

Nëse emërimet nuk ndryshojnë dhe kandidatët përfundimisht janë të suksesshëm në bashkimin me krahun ekzekutiv të BE-së, burrat mund të përbëjnë rreth dy të tretat e kabinetit të ri të Komisionit Europian.

Aktualisht, 12 nga 27 komisionerët janë gra. Komisioni është krahu i fuqishëm ekzekutiv i BE-së. Ai propozon ligje të reja dhe monitoron përputhjen me traktatet e BE-së dhe punëson rreth 32.000 njerëz. (Elona)