Xi Jinping takohet me Presidentin e Kenias
2024-09-03 16:54:43

Foto nga VCG

Foto nga Xinhua

Më 3 shtator paradite, Kryetari i Shtetit të Kinës Xi Jinping pati një takim me Presidentin e Kenias, William Samoei Ruto, i cili ndodhet në Pekin për të marrë pjesë në Samitin e Forumit mbi Bashkëpunimin Kinë-Afrikë.

Xi vuri në dukje se miqësia Kinë-Kenia ka një histori të gjatë, e cila u zhvillua përgjatë luftërave për çlirim kombëtar dhe u thellua në marshimin për lulëzim kombëtar. 

Kina dhe Kenia kanë ecur gjithmonë sëbashku në rendin e parë të bashkëpunimit për bashkëndërtimin “Një brez, një rrugë”, duke realizuar shumë projekte kryesore, të cilat kanë nxitur fuqimisht zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të rajonit, duke favorizuar të dy popujt.

Xi dha disa këshilla për thellimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Kenia në drejtimin e “tre partnerëve”. 

Foto nga VCG

Foto nga Xinhua

Së pari, Kina dhe Kenia duhet të bëhen partnerë të sinqertë, që mbështesin njëri-tjetrin në ruajtjen e sovranitetit kombëtar dhe eksplorimin e rrugës së zhvillimit që përshtatet me situatën përkatëse kombëtare. 

Së dyti, të dyja vendet duhet të bëhen partnerë bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta. Nisma “Një brez, një rrugë” duhet të integrohet ngushtë me “Perspektivën e vitit 2030”. Duhet krijuar brezi industrial dhe nyja e ndërlidhjeve me Afrikën Lindore. Duhet shtuar bashkëpunimi në ekonominë digjitale, energjitë e reja, ekonominë e tregut, pakësimin e varfërisë dhe favorizimin bujqësor. 

Së treti, Kina dhe Kenia duhet të bëhen partnerë strategjikë në ruajtjen e drejtësisë dhe barazisë. Duhen shtuar koordinimet dhe komunikimet për çështjet rajonale dhe botërore, duhen mbrojtur interesat e përbashkëta të Jugut Global, për të nxitur paqen dhe stabilitetin në rajon.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nga ana e tij, William Samoei Ruto, falënderoi Kinën për organizimin e Samitit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë, çka ofron një platformë dhe mundësi të rëndësishme për bashkëkonsultime dypalëshe mbi të ardhmen e zhvillimit. 

Marrëdhëniet Kenia-Kinë mbështeten tek miqësia e thellë, respekti i ndërsjellë, besimi reciprok dhe përfitimet e përbashkëta. Nën kornizën e bashkëndërtimit “Një brez, një rrugë”, të dyja palët kanë realizuar projekte bashkëpunimi, si linja hekurudhore Mombasa-Najrobi, duke nxitur fuqimisht zhvillimin ekonomiko -shoqëror të Kenias dhe duke u bërë fjala e re për bashkëpunimin miqësor Kinë-Kenia.

Kenia shpreson ta marrë këtë Forum si një mundësi për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit të gjithanshëm strategjik me Kinën. Kina është e mirëpritur të vazhdojë të rrisë investimet në Kenia, si edhe të zgjerojë bashkëpunimet praktike dypalëshe në fusha të ndryshme, veçanërisht në ndërlidhje, energjitë e reja dhe rininë. 

Kryetari Xi ka paraqitur një sërë nismash të mëdha globale, të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e solidaritetit dhe bashkëpunimit mes vendeve në zhvillim dhe vendeve të Jugut Global. Kenia e vlerëson dhe e mbështet aktivisht këtë. Kenia zbaton në mënyrë të vendosur politikën e një Kine. Ajo është e gatshme të punojë ngushtë me Kinën për bashkëpunime shumëpalëshe dhe mbështetje reciproke.

Gjithashtu mësohet se Kina dhe Kenia do të nënshkruajnë shumë marrëveshje bashkëpunimi në financime, infrastrukturë, etj. (Jiang Lei)