211 premiera në “Tirana International Film Festival” gjatë shtatorit
2024-09-03 11:27:49

TIFF (Foto Atsh)

TIFF (Foto Atsh)

“Tirana International Film Festival”, një prej eventeve më të rëndësishme kinematografike në Shqipëri, do të zhvillohet në datat 22-28 shtator, njofton “ATSH”.

Mes 3700 aplikimeve nga 110 vende të botës, lista zyrtare përmban 211 filma, nga të cilët 25 me metrazh të gjatë dhe 186 filma të shkurtër.

Të gjithë filmat e përzgjedhur janë prodhuar në vitin 2023-‘24 dhe do të jenë premiera.

Filmat do të shfaqen në Kinema Millennium, Qendrën e Artit “Agimi” dhe liceun artistik “Jordan Misja”, në Tiranë.

Këtë vit, seksioni i filmave “RetrospectTIFF” i kushton një homazh të veçantë Marcello Mastroianni-t, në 100-vjetorin e lindjes së tij. (Fatosi)