Presidenti Begaj, mesazh për deputetët shqiptar në nisje të sesionit të ri parlamentar
2024-09-03 12:45:54
Foto nga RTSH
Në nisje të sesionit të ri parlamentar, presidenti i Republikës, Bajram Begaj u është drejtuar me një mesazh deputetëve të Kuvendit, duke u bërë thirrje që të fokusohen në përpjekjet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin e Europian, si dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, shkruan “Panorama”.
Kreu i shtetit kërkoi që, bazuar në shqetësimet e qytetarëve, partitë politike të angazhohen në një dialog të frytshëm dhe në nisma ligjore të frytshme.
Presidenti Begaj tha se Kuvendi duhet të jetë gjithmonë i përkushtuar dhe të përmbushë rolin e tij mbikëqyrës, të garantojë balancën e pushteteve, si dhe të mbrojë interesat e popullit. (Fatosi)
Lajmet Kryesore