Foto nga Xinhua
Më 3 shtator paradite, Kryetari i Shtetit të Kinës Xi Jinping pati një takim me Presidentin e Çadit, Moussa Faki Mahamat, i cili ndodhet në Pekin për të marrë pjesë në Samitin e Forumit mbi Bashkëpunim Kinë-Afrikë. Të dy liderët shpallën ngritjen e marrëdhënieve Kinë - Çad në partneritet të gjithanshëm strategjik.
Xi vuri në dukje se Kina dhe Çadi kanë patur një bashkëpunim aktivisht të dobishëm nën nismën “Një brez, një rrugë” dhe në Forumin mbi Bashkëpunimin Kinë - Afrikë, duke arritur rezultate të frytshme.
Për shumë vite me rradhë, Kina ka qenë partneri më i madh tregtar dhe i investimeve të Çadit. Bashkëpunimi praktik mes palëve ka rritur mirëqenien e të dy popujve. Kina është e gatshme të punojë me Çadin për të mbështetur frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit Kinë-Afrikë, për të forcuar integrimin e strategjive të zhvillimit, si edhe për të nxitur përparime të reja në marrëdhëniet Kinë - Çad.
Xi theksoi se Kina e vlerëson shumë që Çadi ka ofruar mbështetje të vendosur për çështje që kanë interesa thelbësore dhe vëmendje të madhe. Kina, si gjithmonë, do ta mbështesë Çadin në rrugën e zhvillimit të pavarur, në ruajtjen e sovranitetit, sigurisë dhe interesave të zhvillimit të vendit.
Palët do të shtojnë lidhjet, do të zgjerojnë konsensusin, do të konsolidojnë besimin e ndërsjellë politik dhe do të mbështesin njëri-tjetrin në mënyrë të vendosur. Kina mirëpret Çadin të shfrytëzojë sa më mirë arritjet e këtij samiti, të thellojë bashkëpunimet ekonomiko-tregtar, të shtojë aftësinë e vetëzhvillimit dhe të realizojë zhvillime të përbashkëta. Kina është e gatshme, që së bashku me Çadin, të nxisin zbatimin praktik të nismës globale të sigurisë, të ruajnë stabilitetin dhe të bëhen fuqi stabilizuese të paqes.
Foto nga Xinhua
Moussa Faki Mahamat u shpreh se Çadi falënderon Kinën për ftesën për pjesëmarrje dhe mikpritjen e saj në këtë samit. Kjo tregon për miqësinë mes dy palëve.
Bashkëpunimi Çad-Kinë është bazuar te respekti reciprok, përfitimet e përbashkëta dhe ka patur fryte të pasura. Çadi falënderon Kinën për ndihmën e çmuar në zhvillimin ekonomiko - shoqëror të vendit. Çadi, në mënyrë të vendosur, do të përpiqet për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit miqësor e të favorshëm.
Nën udhëheqjen e mirë të kryetarit Xi Jinping, Kina ka patur ndryshime të mëdha, duke e rritur shumë statusin e saj ndërkombëtar. Çadi admiron arritjet e zhvillimit të Kinës, vlerëson nismat e paraqitura nga Kryetari Xi, gëzohet teksa sheh zhvillimin e vazhdueshëm të Kinës dhe beson që ky përparim i vazhdueshëm do të sjellë më shumë mundësira për Çadin, Afrikën dhe mbarë botën. Kjo është thelbësore për drejtimin e ndryshimeve të situatës ndërkombëtare. Tajvani është pjesë e pandashme e territorit të Kinës, ndaj Çadi do të vazhdojë të zbatojë me rigorozitet parimin e një Kine.
Foto nga VCG
Gjatë samitit, pritet që Kina dhe Çadi të nënshkruajnë shumë marrëveshje bashkëpunimi mbi zbatimin e nismave globale të zhvillimit, burimeve njerëzore, furnizimin e kikirikut dhe sesamit për në Kinë, si dhe bashkëpunimin mediatik. (Jiang Lei)