Foto nga VCG
Më 1 shtator, Drejtoria e Veprimeve të Jashtme e Bashkimit Europian publikoi një deklaratë për të dënuar veprimet e rrezikshme të anijeve policore kineze ndaj anijeve filipinase në Detin e Kinës Jugore. Para kësaj, Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi gjithashtu një deklaratë, duke hedhur baltë ndaj anijeve kineze për një përplasje të qëllimshme me anijet filipinase.
CMG shkruan në një koment se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian po deklarohen me të njëjtin ton në favor të Filipineve dhe kundër Kinës. Kjo është një skenë jo e rrallë. Gjithsesi, të gjitha fabrikimet dhe shfaqjet politike nuk kanë peshë të mjaftueshme përballë fakteve.
Brenda dhjetë ditëve, Filipinet kanë ndërmarrë katër herë veprime jashtëzakonisht të rrezikshme në ujërat përreth shkëmbinjve kinezë Renaijiao dhe Xianbinjiao. Hera e fundit ishte më 31 gusht.
Nëpërmjet një videoje të xhiruar në vendngjarje, njerëzit mund të dallojnë fare qartë se anija filipinase nr.9701 goditi qëllimisht anijen kineze të policisë detare, në ujërat përreth Shkëmbit Xianbinjiao, duke shkaktuar përplasje. Veprimet dhe reagimet e anijes kineze ishin të ligjshme, të përshtatshme dhe profesionale. Në video mund të shohim gjithashtu që avioni amerikan P-8A ndërhyri në veprimet e zbatimit të ligjit të palës kineze. Këto fakte flasin qartë: Filipinet kanë përgjegjësi të plotë për përplasjen dypalëshe të anijeve. Filipinet janë pala që po provokojnë dhe po shtojnë tensionet në Detin e Kinës Jugore. Mbështësit pas kësaj ngjarjeje janë pikërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
As SHBA dhe as BE nuk janë palë të lidhura direkt me Detin e Kinës Jugore, ndaj nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë dhe të kritikojnë pa baza. Ato, në mënyrë të qëllimshme, ngatërrojnë faktet dhe mbështesin provokimet e Filipineve, të cilët shkelin sovranitetin e Kinës. Pas kësaj fshihet një komplot i tyre.
Foto nga VCG
Për SHBA, Filipinet ndodhen në një pikë strategjike të “zinxhirit të parë ishullor”, që krijon mosmarrëveshje detare me Kinën, ndaj natyrisht ata bëhen piloti i parë i për zbatimin e “strategjisë së Indo-Paqësorit”.
Studimet tregojnë se nga viti 2021 deri tani, pas të gjitha veprimeve provokuese të Filipineve, mund të gjejmë hijen e SHBA-së. Nga shoqërimi me gazetarë, mbështetja me informacione dhe përkrahja diplomatike, deklarimi që marrëveshja e bashkëmbrojtjes SHBA-Filipine përshtatet me Detin e Kinës Jugore, Shtetet e Bashkuara kanë mjaftueshëm shkaqe, ndaj qëllimi i tyre është që të shtyjnë Filipinet drejt linjës së zjarrit, të shtojnë kostot e Kinës për mbrojtjen e të drejtave dhe të konsumojnë energjitë e Kinës.
Pavarësia e BE-së në politikë dhe diplomaci u ndikua fuqishëm pas infiltrimit afatgjatë të SHBA- së dhe goditjes nga kriza e Ukrainës. Bashkimi Europian ndërhyri në një shkallë më të gjerë në çështjet e Azi-Paqësorit, me synimin për tu koordinuar me strategjinë globale të Shteteve të Bashkuara dhe me dëshirën për të zgjeruar ndikimin e saj në botë.
Referuar materialeve arkivore dhe dokumentave përkatëse, qeveria kineze ka zbatuar gjithmonë dhe në vazhdimësi, një administrim efektiv në Xianbinjiao. Ndërkohë Filipinet ja kanë vënë vetes si synim prej shumë kohësh, marrjen e shkëmbit. Që nga viti 2011, Filipinet kanë kryer shumë veprime që tentojnë të sundojnë Xianbinjiaon. Prej prillit 2024, filipinasit kanë dërguar vazhdimisht anije në këtë zonë, duke tentuar të vendosen përgjithmonë aty me justifikimin e kopjes së farsës në Renaijiao. Pas ankorimit prej 100 ditësh dhe justifikimin e mungesës së furnizimeve, anija filipinase u përplas qëllimisht me anijen kineze, me synimin për të krijuar tensione dhe tërhequr vëmendjen.
Në komunikim strategjik Kinë-SHBA që sapo u zhvillua në Pekin, Kina i kërkoi Shteteve të Bashkuara të mos dëmtojnë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kinës, me shfrytëzimin e ndonjë marrëveshjeje dypalëshe, si edhe të mos mbështesin veprimet shkelëse të Filipineve.
Foto nga VCG
Shtetet e Bashkuara ritheksuan mosforcimin e aleancës kundër Kinës dhe dëshirën për të mos u konfliktuar me të. Deklaratat ende janë në vesh, por veprimet konkrete flasin për të kundërtën.
Ku shkoi besueshmëria e një fuqie kaq të madhe? Krahas Shteteve të Bashkuara, edhe Bashkimi Europian duhet të ketë më shumë kujdes me fjalët dhe veprimet përkatëse. Ai nuk duhet të ndërhyjë në çështjen e Detit të Kinës Jugore. Nuk duhet të dëmtojë interesa të veta dhe besueshmërinë ndërkombëtare.
Kina është e vendosur në vullnetin e saj për të mbrojtur sovranitetin dhe interesat detare. Kina është e vendosur për ruajtjen e përbashkët të paqes dhe stabilitetit të Detit të Kinës Jugore me vendet e rajonit, shkruan CMG në komentin e saj. (Jiang Lei)