Presidenti polak rikërkon dëmshpërblimet e LIIB nga Gjermania
2024-09-03 16:16:43

Andrzej Duda (Foto Atsh)

Andrzej Duda (Foto Atsh)

Në një ceremoni për 85-vjetorin e pushtimit gjerman të Polonisë, presidenti polak Andrzej Duda i kërkoi edhe një herë Berlinit zyrtar kompensime për dëmet e pësuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan “ATSH”.

“Falja dhe pranimi i fajit janë një gjë, dëmshpërblimet për dëmin janë një gjë tjetër. Dhe kjo çështje ende nuk është zgjidhur dhe u bënë 80 vjet nëse llogaritet periudha e Luftës së Dytë Botërore”,- deklaroi Duda në qytetin e vogël polak të Ëieluń, i cili ishte në atë kohë afër kufirit gjermano-polak.

Pushtimi gjerman i Polonisë më 1 shtator 1939 konsiderohet fillimi i Luftës së Dytë Botërore. Autoritetet polake vlerësojnë se në këtë luftë humbën jetën rreth 6 milionë qytetarë të Polonisë. Kërkesat për dëmshpërblime arrijnë në 1.3 trilionë euro.

Për qeverinë aktuale të qendrës së majtë të kryeministrit të Polonisë, Donald Tusk, e cila ka në detyrë që nga dhjetori, çështja e reparacioneve të Luftës së Dytë Botërore nuk është jashtë tryezës së bisedimeve. (Fatosi)